Befasi në Kupën e Italisë. Parma ka eliminuar Leccen (2-4), në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16 që u mbajt në Stadio Via del Mare (Lecce).

Skuadra nga Parma tregoi se kishte ardhur për kualifikim, teksa shënoi 2 gola brenda gjysmë ore, përkatësisht me Sohm dhe Bonny. Djemtë e D’Aversas shkurtuan diferencat me Strefezzan, por në fund një autogol i Pongracic dhe goli i Man me penallti vulosën fatin e takimit në të mirë të ekipitit të Pecchias.

Sa i takon Ylber Ramadani, mesfushori shqiptar luajti minutat e plota me Leccen. Në fund, vlerësimi 6.1 për paraqitjen e tij.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: