Ndërkohë që qytetarët kërkojnë tashmë prej 87 ditësh largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministriot Edi Rama, një deklaratë e bërë pak vite më parë nga Koço Kokëdhima, sjell në vëmendje edhe qendrimin dhe mendimin që kishin për të edhe socialistët.
Kokëdhima shprehej në atë kohë se Rama ishte një dështim I madh dhe se është shëmbëlltyra më e keqe e tranzicionit politik në Shqipëri, tranzicion që vijon prej tashmë 35 vitesh.
“Rama është një dështim i madh, një zhgënjim i madh. Mori gjërat më të këqija të historisë së tranzicionit të paraardhësve të tij dhe i coi në ekstrem. Është shëmbëlltyra më e errët e qeverisjes së Shqipërisë në këtë tranzicion dhe është kapitulli I fundit dhe më nga më të vështirët e këtij tranzicioni”, shporehej Kokëdhima.
