Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën Opinion në News24, ka komentuar ngritjen e Komisioneve Hetimore në parlament dhe faktin se ato po bojkotohen nga deputetët socialistë.

Lubonja u shpreh se Edi Rama është nga ata politikanë që nuk e mban fjalën, duke shtuar se gjithsesi opozitës i duhet shumë punë për të na prezantuar një projekt për një Shqipëri ndryshe.

Lubonja: Opozita e dinte se e kanë provuar në kurriz që Rama nuk e mban fjalën. Edi Ramës i duhet ideja që opozita ka hyrë në parlament dhe jemi të qetë tani. Opozita mori Komisionin Zgjedhor, e morën një lloj njohje që ekzistonin, se deri dje i thoshin se ju nuk ekzistoni, por është vetëm Basha. Opozita tani ka shumë gjëra për të thënë.

Këlliçi bën kallëzime, opozita së paku e bën një punë. Opozita nuk duhet vetëm të përfitojë me denoncime, por Shqipëria ka nevojë për projekt. Ne ushqehemi me ekonomi kriminale, e opozita nuk i hyn sistemit. Rama i shfrytëzon këto gjëra. Opozitës i duhet një punë shumë e madhe për të menduar një projekt.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb