Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka bërë një deklaratë të fortë pas dështimit të negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit.

Rohde ka mbështetur deklaratën e SHBA duke u shprehur se është absurde të rrezikohet përshkallëzimi i situatës për targat.

“Mirë që kemi më tepër kohë për të punuar me palët e interesuar për gjetjen e zgjidhjes. E përsëris, është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat. Na duhen më shumë burra shteti dhe jo ata që e shkatërrojnë”, deklaroi Rohde.

Horhde

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb