Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka folur në lidhje me dështimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për të shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Ai u shpreh se zvarritje e procesit po kryhet nga kryeministri Edi Rama për të fituar kohë, pasi ka tashmë dijeni për provat dhe faktet e në USB-në e dorëzuar nga Prokuroria e Posaçme.

“Çdo shqiptar nuk ka nevojë për prova që të kuptojë se Balluku në procedurat për të cilat akuzohet ka mjaftueshëm të dhëna që ka kryer krim në mënyrë të përsëritur. Në gjykimin e 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve është interesi ndaj ligjit ai që mbron interesin publik. Nuk mund të pretendosh që je me drejtësinë kur kryen një veprim që cënon ligjin. Rama dhe Balluku po cënojnë drejtësinë, ne nuk e kemi bërë dhe nuk kemi ndërmend ta bëjmë. Është në interes të Ramës. Rama i ka marrë provat me USB e prokurorisë por ka krijuar një strategji që duan t’i nxjerrin në publik që të dëmtojnë hetimet.
Na bëhet thirrje që të bëjmë veprime të cënojmë drejtësinë e të ndihmojmë në këtë mënyrë Ramën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb