U largua nga Milan si një dështim, por Paulo Fonseca po vë në jetë një mrekulli të vërtetë në Francë. Ndaj Nice, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të, Lyon i tij siguroi fitoren e 13-të radhazi, një ecuri fantastike që nuk ka kaluar në heshtje pasi tifozët e Lyon shpalosën në shkallët e stadiumit një banderolë të madhe me mbishkrimin:

“Bravo Fonseca”. Kjo mirënjohje nga ana e tifozëve preku jo pak teknikun portugez i cili u kap nga kamerat me lot në sy.

Falë kësaj ecurie fantastike, me Fonseca-n në stol, Lyon e sheh veten në vendin e tretë në Francë, favoritë për të siguruar një biletë në Champions League sezonin e ardhshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: