RUSI- Lëshimi i parë i raketës nga Kosmodromi rus Vostochny është shtyrë për një ditë, pas problemeve të shkaktuara gjatë ndërtimit. Një raketë ‘soyuz’ që bart tre satelitë planifikohej të lëshohej mëngjesin e sotëm, por misioni është ndërprerë dy minuta e gjysmë para lëshimit.

Drejtori i agjencisë ruse të hapësirës, Roskosmos, Igor Komarov, e ka përjashtuar mundësinë e një gabimi njerëzor dhe tha se ndërprerja është shkaktuar automatikisht nga një “anomali”. Ai tha se një përpjekje e dytë do të bëhet nesër. Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili e ka cilësuar si projektin më të madh të vendit, ka udhëtuar nga rajoni i largët lindor i Amurit për ta parë lëshimin e raketës dhe planifikon të qëndrojë edhe një ditë për ta parë lëshimin e saj.

Përveç Kosmodromit,në atë lokacion rreth 10 mijë punëtorë janë duke ndërtuar rrugë, hekurudha dhe një qytet me shtëpi për rreth 25 mijë njerëz, që nga viti 2012.
(ed.me/rel/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: