Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës.

Të pranishëm në sallë janë 115 deputetë.

Në nisje të seancës, kryesuesi Avni Dehari se seancën paraprake është bërë një gabim në numërim të votave. Ai tha se për Donika Gërvallën kishin votuar 56 për, 56 ishin kundër dhe tre abstenuan.

Seanca vazhdojë me propozimin e LVV-së për postin e kryeparlamentarit.LVV propozon Hekuran Muratin për kryeparlamentar.

Murati ka dështuar që të zgjidhet kryeparlamentar, pasi mori vetëm 57 vota.

Kundër ishin 51 dhe gjashtë abstenuan.

Seanca u ndërpre pas kësaj. Kryesuesi tha se seanca vazhdon në orën 24 gusht në orën 11:00.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb