Dukej se dje ishte e përfunduar, por Leonardo Spinacola dhe Mateo Politano do të qëndrojnë aty ku janë. Roma dhe Interi nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët në një pikë: numrin e ndeshjeve që dy lojtarët duhet të arrinin deri në fund të sezonit për të futur në lojë detyrimin e blerjes së huazimeve.

Agjentët e Spinacolës dhe Politanos kanë konfirmuar dështimin e marrëveshjeve dhe dy lojtarët janë thyer në skuadrat e tyre respektive. Por mosarritja e kësaj lëvizjeje bën që të ngrijë për momentin operacioni që do të sillte Zhirunë në Milano, pasi Interi nuk mund të lëvizë për francezin pa i gjetur një sistemim Politanos, ndërsa Roma mund ta kthejë vështrimin te Suso i Milanit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb