ITALI– Të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e ndodhur një natë më parë në zonën e Montecassiano, në provincën e Macerata në Itali, ku një shqiptar ka masakruar me çekiç ish bashkëshorten e tij pranë disko ‘Liola’.

Pasi e ka pritur të dalë nga diskoja ku ishte me disa miq dhe mikesha, shqiptari 55-vjecar, Besnik Habiraj e ka ndjekur me makinë ish bashkëshorten dhe pranë një parku e ka masakruar me mjete të forta, duke përfshirë edhe një çekiç.
5-5
Gruaja 41-vjecare e cila thuhet se është shqiptare ka bërtitur dhe ka bërë thirrje për ndihmë, ndërsa dëshmitarët kanë njoftuar policinë. Policia dyshon se shqiptari ishte bërë xheloz që ish bashkëshortja e tij ishte në disko dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem.
1-7
Policia ka arrestuar 55-vjecararin, teksa gruaja është transportuar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë plagë të shumta në fytyrë dhe në kokë.
7-5
Çifti kishte pak kohë që ishin ndarë. Në shtator një gjykatë kishte vendosur që shqiptari të mos i afrohej ish bashkëshortes së tij. Ata ishin ndarë për shkak se 55-vjeçari ushtronte dhune dhe e keqtrajtonte atë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb