Policia e Dibrës ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Ura e qytetit”. Sipas policisë,  nga ky aksident ka mbetur e vdekur një shtetase  31 vjeçare e cila udhëtonte me bashkëshortin e saj.

Në njoftimin e saj, policia thotë se shtetasi E.Z.,  drejtonte automjetin tip ‘Fuoristradë’ në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, por ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

“Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën shtetasja M.Z., rreth 31 vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë dëmtuar dhe po transportohen drejt  Tiranës për ndihmë  mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë  të daljes nga rruga të automjetit”, thotë policia e Dibrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb