Prokuroria e Vlorës ka nisur procedimin  penal ndaj autorit të aksidentit që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Orikum-Vlorë ku mbetën të plagosur 4 persona.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se procedimi penal nisi për shtetasin F. B., 22 vjeç, pasi më datë 06.09.2025, rreth orës 01:30, në aksin rrugor Orikum-Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin G. L., 20 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit dhe 2 pasagjerët në automjetin “Audi”, shtetasit F. Q., 20 vjeç, dhe D. K., 21 vjeç.

Ky i fundit është transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar, ndërkohë që 3 shtetasit e tjerë ndodhen në spitalin e Vlorës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb