Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të Flodian Plakut, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës.
Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala për BalkanWeb, në momentin e kapjes nga policia në qytetin e Vlorës, Plaku kishte me vete dy armë zjarri (pistoleta).
Gjithashtu, është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, i cili është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj.
Sakaq, nga informacionet e marra deri tani mësohet se Plaku kishte marrë porosi për të kryer sërish vrasje.
