Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 39-vjeçarit Emiljano Ramazani, pasditen e sotme në Elbasan.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se në mjetin e djegur nga autorët janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikovë të djegura, të cilat dyshohet se janë përdorur në krim.

Armët janë gjetur nga grupi hetimor në mjetin e djegur në një ullishte, pasi zjarrfikësja ka shuar flakët, dhe janë dërguar në laboratorin kriminalistik për ekzaminime të mëtejshme.

Ndërkohë, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb