Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmjes së sotme në Tiranë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Sipas gazetarit të News24, Igli Çelmeta, të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore  në spitalin e Traumës, ku 2 prej tyre janë në gjendje më të rëndë pëer jetën.

Sic raporton gazetari Çelmeta, në drejtim të 4 personave që ndodheshin në një automjet në lëvizje, është qëlluar nga një mjet tjetër.

Më pas, autorët e atentatit e kanë djegur makinën në Lundër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb