Një nënë e 4 fëmijëve ishte viktimë e krimit brutal që ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje në Volos, kur bashkëshorti i saj e vrau dhe më pas u arratis.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Konstanta, midis rrugëve Gatsou dhe Gladstonos, bëjnë me dije burime të faqes lokale të “Tachydromo”.

Policia është në kërkim të 40-vjeçarit Pantelis N., shtetas shqiptar, i cili u largua me vrap pas aktit të tij të shëmtuar, duke ecur në rrugën Gladstonos. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e tij.

Vajza e viktimës telefonoi  e tronditur shërbimet e urgjencës kur pa nënën e saj 36-vjeçare të mbuluar me gjak në hyrje të pallatit.

Sapo mbërritën ekipet e shpëtimit, pak minuta më vonë, ata zbuluan se gruaja fatkeqe dhe nëna e 4 fëmijëve kishte ndërruar jetë.

36-vjeçarja Nicoletta M. thuhet se vdiq nga gjakderdhja e pakontrollueshme pas lëndimit fatal të shkaktuar ose nga një thikë ose nga xhami i thyer, ose nga një kombinim i të dyjave.

Burri i saj fillimisht e qëlloi me thikë dhe më pas e hodhi përmes xhamit të hyrjes së ndërtesës, ku ajo u godit për vdekje nga xhamat e thyer.
Gruaja u mor nga një ekip ambulance e EKAB dhe u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Volosit.

Vajza e çiftit 16-vjeçare është në gjendje shoku. Ajo u tha autoriteteve me lot në sy: “E pashë babin duke goditur mamin me thikë”.

Duke folur për gegonota.news, ajo zbuloi se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta.

Në sherrin fatal që ndodhi mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tyre, 39-vjeçari e goditi me thikë viktimën, e cila doli me vrap nga apartamenti për t’i shpëtuar tërbimit të tij.

Autori i krimit e ndoqi 36-vjeçaren poshtë shkallëve dhe e goditi përsëri në hyrje të pallatit.

Pastaj, gruaja u rrëzua mbi xham dhe 40-vjeçari, duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, iku menjëherë me vrap.

“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare për gegonota.news, duke vënë në dukje se 39-vjeçari ishte xheloz për gruan e tij dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.
Siç raportohet nga gegonota.news, duke cituar burime nga spitali, 36-vjeçarja thuhet se vdiq pasi ra nga dritarja.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb