Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin pak minuta më parë ku 1 persona ka mbetur i vrarë dhe 4 të tjerë të plagosur.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal në kompleksin “Fiori Di Bosko” në lagjen Don Bosko në kryeqytet. Mësohet se disa të rinj ishin duke qëndruar brenda në ambientet e lokalit, ndërsa autorët kanë qëlluar nga ambientet e jashtme të godinës, e më pas janë larguar me makinë nga vendngjarja.

Mësohet gjithashtu se viktima ka humbur jetën ne vendngjarje, ndërsa një prej te plagosurve është rendë në spital.

“Në bllokun e banimit Fiori Di Bosko ka ndodhur një konflikt në një lokal ku 2 grupe të rinjsh janë përfshirë në konflikt. Viktima ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë kanë mbetur të plagosur  edhe 4 të tjerë.  Në lokal ka patur edhe persona të tjerë që janë tmerruar nga ngjarja. Policia ka ngritur pika kontrolli në pikat lidhëse ke Durrësin dhe Krujën. Tani po pyten dëshmitarët. Tani po nxirren edhe pamjet e kamerave të sigurisë”- tha Bezat.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: