Pak pas mesnatës qyteti i Lushnjes është tronditur nga një shpërthim që ka ndodhur në lagjen Gafurr Muça. Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në murin e jashtëm të një banese në katin e parë të një pallati 5 katësh.

Nga shpërthimi ka dëme të vogla materiale kryesisht xhama. Në banesë në momentin e shpërthimit ende nuk ka konfirmim nëse ka patur banorë apo jo.

Banesa në pronësi të shtetases Shaqe Gjata, e ëma e Klea Gjata, ish e dashura e të dënuarit përjetë Laert Haxhiut, nuk ka pësuar dëme. Policia dhe grupi hetimor kanë dokumentuar ngjarjen për të zbardhur dinamikën dhe kapjen e autorëve.

Dyshohet se lënda plasëse është vendosur si një mesazh dhe jo për të kryer dëme të konsiderueshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb