Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Mat, ku një i ri 23-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Gazetari Enver Doçi raporton se i riu lëvizte me një automjet, që ka përfunduar në liqenin e Shkopetit.

Policia njofton se i riu, i identifikuar si 23-vjeçari me inicialet R. D., është denoncuar si i humbur nga babai i tij.

Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit.

Ndërkohë nga raportimet e para dyshohet se i riu është qëlluar, por se nuk ka ende një njoftim zyrtar që vërteton një gjë të tillë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb