SPAK ka zhvilluar një operacion në Tiranë ku mësohet se është lëshuar arrest shtëpiak për një avokat.

Avokati i ndaluar është Bardh Koçi i dyshuar për veprën penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se janë urdhëruar edhe 3 kontrolle banesash.

Avokati Bardh Koçi është arrestuar vite më parë për një mashtrim. Në vitin 2015 ai u prangos pas denoncimit të bërë nga një biznesmen ndërtimi.

Koçi i kishte marrë 15 mijë euro biznesmenit me pretendimin se do t’i siguronte leje dhe do ndërmjetësonte në përfitimin e sheshit të ndërtimit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: