Detaje të reja mësohen nga plagosja që ndodhi në Sarandë. I plagosuri është identifikuar si Devis Saliaj, 21 vjeç, nga Tirana.

Ai ka marrë një goditje me thikë në parakrah, por sipas mjekëve në spital, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Për momentin, Saliaj para policëve nuk ka dhënë shumë informacione lidhur me rrethanat e ngjarjes, pasi ishte në gjendje të dehur në momentin e plagosjes. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Policia ka identifikuar edhe autorin e plagosjes. Ai është shtetasi Denis Beqo nga Saranda. Policia po vijon kërkimet për kapjen e tij.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: