Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti që ndodhi këtë mbrëmje në kryeqytet ku një qytetar u qëllua me armë zjarri.
Sic raporton gazetarja e News24, Xhensila Kodra, sherri ka ndodhur për shkaqe banale dhe i lënduari ka plagë në pjesën e barkut. Autori dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit dhe shtë komshi me të lënduarin, Ilirjan Dosti i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht, Dosti ndodhet në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Polica njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Ilirjan Dosti., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
