Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me shpërthimin në makinën e avokatit të njohur Idajet Beqiri.

Mësohet se mjeti, në të cilin është vendosur lënda shpërthyese, është në emër të bashkëshortes së avokatit, Nexhi Beqiri.

Si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale.

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, njoftoi policia.

Efektivët kanë sqaruar se lënda shpërthyese ndodhej në pjesën e përparme të automjetit.

Avokati Beqiri ndodhej në Bruksel

Idajet Beqiri ndodhej në Bruksel dhe pritej të kthehej mbrëmjen e kaluar, por fluturimi i tij u anulua.

Pak minuta më parë, një avion nga Brukseli ka mbërritur në Tiranë. Ai pritet të shoqërohet në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me dyshimet që mund të ketë mbi personin që ka vendosur lëndën plasëse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb