DURRËS

Një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e kushëririt të Nuredin Dumanit në Durrës.

BalkanWeb mëson se tritoli ka shpërthyer në oborrin e banesës së Skënder Hoxhës që rezulton kushëri me Nuredin Dumanin, i përfshirë në disa ngjarje kriminale kryesisht në Elbasan.

Së fundmi Nuredin Dumani është në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes në Bradashesh të Elbasanit, të vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës i cili ishte një atentat i organizuar nga disa persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb