Policia në Shkodër ka reaguar pas shpërthimit me tritol në Shkodër. Sipas burimeve, 38-vjeçari Enea Buzukja në momentin që ka ndezur motorrin ka shpërthyer lënda plasëse.
38-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme.
Shkodër/Informacion paraprak:
Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
