MALTA

Media e njohur malteze “The Times of Malta” shkruan se Daniel Muka u arrestua në lidhje me vrasjet që tronditën vendin të dy personave në dy banesat e tyre në Sliema të Maltës.

Ndërsa ishte në kërkim, Muka ishte një person që dyshohej për grabitjen e një argjendarie, por edhe tentativës së vrasjes të dy policëve.

Edhe pse ishte i dyshuar për këto krime të rënda, Muka bridhte lirshëm në rrugët e Maltës. Pse ndodh kjo? Drejtësia në Maltë nuk bën dallime mes personave që mund të kenë kryer krime të rënda dhe atyre që mund të kenë kryer krime të lehta.

Të dyshuarit e akuzuar për krime të rënda, të tilla si vrasja, i nënshtrohen të njëjtave kritere, sikundër atyre që akuzohen për vepra më të vogla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I riu 25 vjec ndodhej në liri me kusht për krim të tjera, atë të dyshuarit se ka grabitur një argjendari dhe se ka dashur të vrasë dy oficerë policie. Një gjykatë më e ulët kishte thënë se Muka duhet burgosur, por Gjykata e Lartë në vend e kishte refuzuar të tillë kërkesë.

Mukës i ishte dhënë liria me kusht, derisa në gjykatë të dëshmonin të gjithë personat që ishin dëshmitarë të cështjes. Gjykata e Lartë kishte arritur në përfundimin se Muka nuk do të prekte procesin dhe se dëshmitë do të ishin të rregullta. Detajet e lirimit me kusht të shqiptarit nuk bëhen me dije publikisht nga media malteze, pasi cështjet e gjykatave nuk jepen për publikun.

Daniel Muka u arrestua dje për një vrasje të dyfishtë, përkatësisht të Christian Pandolfino, një biznesmen i suksesshëm dhe partnerit të tij, Ivor Maciejovski, ngjarje e ndodhur javën e kaluar. Të dy burrat u qëlluan për vdekje në banesat e tyre.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb