Detaje të reja ne lidhje me krimin e rende brenda familjes në Kuman të Roskovecit.

Sipas burimeve policore djali i çiftit Rrapaj në dëshminë e tij në polici ka thënë se në momentin e ngjarjes së rëndë ka qenë në Fier për një konsultë mjekësore, gjë që është vërtetuar edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë.

Ai ka pohuar se i ati ishte tip konfliktual dhe zënka e fundit ka qenë para 10 ditëve kur i ka hedhur pleh patateve të mbjella në oborrin e shtëpisë dhe 80-vjeçari është acaruar duke i thënë djalit “Pse u hedh pleh patateve” konflikt banal që ka përfunduar në komisariatin e Roskovecit, ndërkohë që nëna e tij Dashuria, i dilte gjithmonë në krah.

Pasi është kthyer nga Fieri, djali i ka gjetur të pajetë në banesë. Fillimisht ka lajmëruar një kushëririn e vet, dhe më pas policinë.

Po sipas burimeve policore , arma e përdorur në krim është tip i vjetër dhe dyshohet të ketë qenë e fshehur nën tokë që nga viti 1997, pasi ishte me dhe, ndërkohë që ishte shkrepur dy herë. Raportohet se një plumb i ka shkaktuar vdekjen gruas dhe plumbi tjetër ka shkaktuar vdekjen e 80-vjeçarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb