Policia e Kukësit ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur në fshatin Pla, ku dyshohet se shtetasi Ulje Jaku 41-vjeç ka qëlluar ne arnë zjarri  viktimën Rushit Sallahun  34 vjeç.

Sipas informacionit zyrtar të policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e  përdorur nga autori dhe konflikti mes tyre dyshohet se ka qenë për motive pronësie.

Në vendngjarje  shkuan menjëherë  shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të  DVP Kukës.

Informacion paraprak

Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë  me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet  për motive pronësie

Në vendngjarje  shkuan menjëherë  shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të  DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta  policore u bë kapja  dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e  përdorur nga autori.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb