PEQIN

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçarit në Peqin, trupi i pajetë i të cilit u gjet në afërsi të lumit Shkumbin.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se viktima ka dy plagë me armë zjarri, përkatësisht një pas shpinës dhe një anësore nga brinjët.

Nga të dhënat e para nga Prokuroria, 45-vjeçari dyshohet se është vrarë mëngjesin e kësaj të diele ose mbrëmjen e kaluar, por jo më herët. Ende nuk është bërë identifikimi i viktimës, por “BalkanWeb” mëson se nuk ishte banor i Peqinit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb