Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e raportuar pak më parë, ku një turiste u vra nga bashkëshorti në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se turistët ishin amerikanë ndërsa ngjarja ka ndodhur në hotelin ku çifti po qendronte.

Autori i krimit është identifikuar si shtetasi amerikan Brandon Saporito 57 vjeç, i cili pas vrasjes ka tentuar t’i japë fund jetës.

Viktimë e kësaj ngjarje mbeti Sandra Holley Saporito, gjithashtu shtetase amerikane, ndërkohë që motivet e krimit mbeten të paqarta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb