Shtetasi i dyshuar i vrarë me armë zjarri në Vaun e Dejës është shtetasi Frrok Lleshaj i dënuar me parë për Vrasje
Me vendim nr.37, date 17.03.2006 Gjykates Shkoder denuar 25 vite burgim per Vrasje me dashje dhe eshte liruar me daten 16.03.2023 nga IEVP Shkoder.
Viktima mësohet se ka qenë më parë i dënuar për krimin e vrasjes, ndaj edhe pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme.
Paraprakisht bëhet me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit Paçram mbrëmjen e sotme kur është qëlluar me armë zjarri dhe shkak dyshohet hakmarrja. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
