PRIZREN

Një djalë 30 vjeç e ka vrarë me thikë babanë e tij rreth 50 vjeç, sot në mesditë në lagjen “Dardania” në Prizren.

Policia e Prizrenit ka thënë për Express se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugë. Në polici po intervistohet një person, që besohet se ka qenë dëshmitar në vendngjarje.

“Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Një dëshmitar okular e ka parë gjithë skenën.  Ai është duke u intervistuar në stacionin policor”, ka thënë Haxhi Kabashi nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, sherri ka nisur në ambientet e shtëpisë dhe ka degraduar, duke shkuar deri në rrugë.

Sapo është njoftuar, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konfiskuar armën e krimit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb