Fytyra të frikësuara, plumba nga të gjitha anët, lot e panik. Kjo është situata e tanishme në Afganistan, ku talebanët, po përpiqen të vendosin në kontroll të gjithë shtetin.

Situata është përkeqësuar kur SHBA, NATO dhe Britania e madhe vendosën të tërhiqnin trupat e tyre nga shteti mysliman pas 20 vitesh. Duket se këtë talebanët e kanë parë si avantazh, pasi janë duke marrë një nga një, qytetet kryesore afgane. Madje, sipas mediave të huaja, luftëtarët talebanë po shkojnë shtëpi më shtëpi dhe marrin vajzat 12 vjeçe për t’i bërë skllave seksi.

Dhe komandantët e tyre kanë urdhëruar imamët që t’u sjellin gra të pamartuara të moshës 12 deri në 45 vjeç që ushtarët e tyre të martohen, sepse ata i konsiderojnë ato si “qhanimat”, plaçkë lufte.

Sipas Metro, Faiz Mohammed Noori dhe familja e tij u larguan nga Baghlan dhe u kap nga talebanët Kabul.
Por ai paralajmëroi: “Kabuli gjithashtu nuk është i sigurt. Nëse ata marrin Kabulin, ata marrin vajzat tuaja, gruan tuaj”.
Ushtria talebane tani kontrollon nëntë nga 34 kryeqytetet e provincave dhe ka rrethuar të tjerët në një sulm të madh që pa kapitullimin e forcave qeveritare.

Banorët e tmerruar që u larguan nga Kunduz ndërsa ra javën e kaluar, treguan për xhihadistët që i prenë kokën kujtdo që kishte lidhje me qeverinë.

Ndërkohë presidenti amerikan Joe Biden dje u bëri thirrje udhëheqësve afganë të “mblidhen”, duke thënë: “Ata duhet të luftojnë për kombin e tyre”.

Por ai këmbënguli se nuk ishte penduar për vendimin e tij për të tërhequr forcat amerikane deri më 31 gusht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb