Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Sarandë, ku një 63-vjeçare me shtetësi amerikane u gjet e pajetë në banesë. Sipas informacionit më të fundit, dyshohet se shkak i vdekjes është mbidoza.
Sipas informacioneve që jep gazetarja e News24, Shpresa Dine, mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe viktima është Sharly Lynn Chaddick.
Policia e Sarandës në informacionin paraprak, njofton se vdekja e 63-vjeçares ka ardhur për shkaqe natyrale.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në banesën ku qëndronte, në lagjen nr. 2, Sarandë, është gjetur pa shenja jete shtetasja Sh. Ch., 63 vjeçe, banuese në SHBA, e cila paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)
