Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që ndodhi në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur Muçi Shaljani (Sheqeri) punonjës i Policisë së Shtetit.

Në banesën e kontrolluar sot në zonën e Krujës, në fshatin Zallë, ku u gjet një arsenal armësh besohet se ka dalë edhe automjeti tip “Toyota”, i cili është përdorur nga autorët e ngjarjes së rëndë.

Në banesën në pronësi të shtetasit Ylli Zalla janë zbuluar armë automatike, mitralozë, granata, fishekë të kalibrave të ndryshëm, fitil zjarr-përcjellës si dhe lëndë plasëse të lidhura me celularë për shpërthime në distancë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb