Mësohen detaje të reja për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Fresk, Tiranë.

27-vjeçari që u plagos, Jurgen Abazi ishte brenda në automjet, kur u qëllua me armë zjarri, duke marrë një plumb në bark.

Sipas informacioneve, autori i ngjarjes qëlloi ndërsa ishte në këmbë dhe është identifikuar tashmë nga policia.

Pas plagosjes, 27-vjeçari ka shkuar menjëherë në spital për trajtim.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb