Zbulohet identiteti i viktimës 29-vjeç i cili u gjet pa jetë brenda automjetit të tij në parkimin e pallatit. Gazetari i News24, Igli Çelmeta raporton se viktima quhet Enea Dine.
Sipas informacioneve, 29 vjeçari ka shkuar me automjet mbrëmë rreth orës 11:00 të darkës tek parkimi i pallatit, por sot është gjetur nga familjarët brenda në makinë i pajetë.
Policia ka njoftuar se nuk ka asnjë shenje dhune, ndërsa pritet të bëhet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.
(BalkanWeb)
