Detaje të reja janë mësuar nga vrasja me tritol në Shkodër. Gazetarja Xhensila Kodra tha për News24 se ka autori i vendosjes së tritolin në panelin elektrik të pallatit ku jetonte Hysni Ymeri është 27-vjeçari Gerti Bushati.
Ky i fundit dyshohet se është porositur nga 2 persona, por gjithashtu grupi hetimor ka dyshime se mund të ketë të tjerë të përfshirë, që i kanë urdhëruar këta shtetas për të kryer vrasjen.
Nga autoritet, 27-vjeçarit Gerti Bushati i janë sekuestruar rrobat që ka përdorur ditën e vendosjes së tritolit. Gjithashtu Bushati është kapur nga kamerat e sigurisë teksa vendos lëndën plasëse brenda panelit.
Pas ngjarjes u shoqëruan disa persona, që janë identifikuar nga kamerat e sigurisë përgjatë zonës.
Mes të shoqëruar kanë qenë edhe shtetasit e arrestuar ditën e sotme, Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.
Më pas këta shtetas janë lënë qëllimisht në një ambient të mbikëqyrur nga grupi hetimor.
Të rinjtë kanë komunikuar me njëri tjetrin, por pa e ditur se mbaheshin nën vëzhgim. Ndërkohë në deklarimet e tyre pasi u arrestuan dëshmitë kanë qenë kontradiktore.
Njëkohësisht, grupi hetimor ka ende të paqartë dhe motivin e vrasjes me telekomandim të 67-vjeçarit Hysni Ymeri.
