TEPELENE- Aksidenti që ndodhi pasditen e sotme i mori jetën dy shokëve, ndërsa i treti arriti t’i shpëtonte tragjedisë. Gazetarja Brikena Metaj zbardh të tjera detaje nga ngjarja e rëndë për BalkanWeb, ndërsa sqaron se tre shokët udhëtonin nga Fieri drejt Tepelenës, aty ku edhe banonin.
aksident-ne-levan-tepelen
Sipas të dhënave fillesatare të policisë, dyshohet se tre shokët kanë qenë të dehur ç’ka ka ndikuar që drejtuesi i mjetit ‘Ford’ me targa AA493NY, të humbasë kontrollin dhe të dalë nga rruga, 4 km larg Memaliajt.
aksident-ne-levan-tepelen.1jpg
Makina ka rënë disa metra nga rruga, duke i marrë jetën drejtuesit të mjetit, Luan Bilbili që mbante detyrën e shefit të Financës në Bashkinë Memaliaj, ndërsa më herët kishte qënë shef Finance në komisariatin e këtij qyteti.

Viktimë në aksident mbeti edhe shoku i tij Syrja Hysa që ishte shef Finance në njësinë Administrative Qesaret. I vetmi që i mbijetoi aksidentit ishte Erion Sina, përgjegjës i Monumenteve të Kulturës në Tepelenë.
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: