Kryetari i komisionit hetimor parlamentar për sistemin TIMS, deputeti i PD, Ervin Salianji zbardhi në “Open”, në News24, detaje të reja nga hetimi i deritanishëm nga ana e Kuvendit. Ligjvënësi demokrat foli për grup të strukturuar në funksion të marrjes së të dhënave sensitive, por edhe për qëllime të paligjshme duke i vënë në shërbim të grupeve kriminale.

Salianji tha grupi në fjalë me protagonist ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, që grabiti sistemin TIMS, është i njëjti që nxori të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptarë nga Tatimet para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Ai shtoi se Muça u punësua në Policinë e Shtetit pa mbaruar Akademinë e Sigurisë.

“Për të marrë gradën, një punonjësi të Policisë së Shtetit i duhen 4 muaj të ndjekë kursin në Akademinë e Sigurisë, pastaj merr urdhrin për fillimin e  punës. Ky nuk ka ndjekur Akademinë e Sigurisë, ka filluar punë pa marrë emërimin, ka qenë aplikant i vetëm, aplikimi ka qëndruar vetëm dy ditë. Cili është qëllimi? Rast tipikisht për ta kuptuar publiku, ne po themi vjedhja ka ndodhur dhe po diskutojmë si do t’i shpenzojnë lekët. Jemi në situatën që janë të verifikuara këto“, tha Salianji.

Ervin Salianji: Ky grup ka qenë edhe tek Tatimet kur dolën të dhënat. Eshtë i njëjti grup që merret nga një institucion në institucion tjetër dhe të gjitha të dhënat shtetërore janë fërtele në duart e të gjithëve. Ka njeri që nuk e di ku punon Pano, ku e ka shtëpinë ça karte identiteti ka. I gjithë sistemi është i mbyllur, nuk ka lidhje me iranianët.

Fatos Lubonja: Ju thoni që i njëjti grup që ka futur duart te Tatimet…

Ervin Salianji: Eshtë i njëjti grup.

Pano Soko: Ky zotëria (Ervin Muca) ka qenë i akuzuar për një ngjarje të ngjashme te Tatimet.

Fatos Lubonja: Mirë që ky grup kriminal qenka futur aty për interesa të mafies, por kur mbrohen nga shteti, në vend që të hetohen, atëherë qenka një problem i madh.

Pano Soko: Shteti ku ka çeduar?

Ervin Salianji: Shteti këtu i ka lëshuar të gjitha…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb