TIRANE-Gjykata dha sot masat e sigurisë për personazhët që ranë në rrjetën e policisë pas operacionit ‘Mustang’. Gjykata vendosi ‘arrest me burg’ për 3 tutorët, ndërsa dha ‘detyrim paraqitje’ për dy vajzat që prostituonin dhe klientët e tyre.

Të 7 të ndaluarit u paraqitën sot para gjykatës ku iu lexuan akuzat. Personat u arrestuan nga policia dy ditë më parë gjatë operacionit ‘Mustang’, për prostitucion dhe shfrytëzim prostitucioni. Policia zbuloi se grupi vepronte në zonën e ish-Bllokut dhe në Elbasan.

Policia ka finalizuar operacionin “Mustang” pas një hetimi 9 mujor.

Të arrestuar janë Nik Gjinikaj, i dënuar më parë për “Prodhim, shitje të narkotikëve”, M. Mita, Besnik Manka, A. Boja, Bledian Nurja, D. Doko dhe H. Sula.

Gjonikaj, në bashkëpunim me Besnik Manka dhe Bledjan Nurja, sipas porosive të klientëve me qëllim prostitucioni siguronin vajza të ndryshme për këtë aktivitet kriminal kundrejt pagesës.

Më 23 mars ata kishin ndërmjetësuar që D.Doko dhe A. Boja të kryejnë prostitucion me M. Mita dhe H. Sula.

Pagesa për çdo rast prostitucioni varionte nga 100 euro ora deri në 300 euro për qëndrim për një kohë më të gjatë dhe paratë ndaheshin me tutorët e tyre të sipërpërmendur.

Aktiviteti i mësipërm kryhej në hotele të ndryshme të Tiranës të cilët do të procedohen nga policia për vënie në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni.
Si u zbulua tutori ‘Nini’
Një hetim i prokurorisë dhe policisë së Tiranës arritën të zbulojnë një rrjet prostitucioni që drejtohej nga shtetasi Nik Gjonikaj i njohur me pseudonimin “Nini”.

Fillimisht policia ka siguruar informacione se ky person shpërndante lëndë narkotike dhe shfrytëzonte disa vajza si prostituta.

Pas nisjes së hetimeve, prokuroria ka autorizuar vëzhgimin e shtetasit “Nini”, i identifikuar më pas me emrin Nik Gjonikaj. Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi Nik Gjonikaj merret me veprimtari të kundraligjshme, shpërndarje lënde narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

Në datën 23.3.2016 rreth orës 19:00, është konstatuar se shtetasi Nik Gjonikaj ka hipur në automjetin me targë TR xxx L, ku në këtë mjet ndodheshin drejtuesi i mjetit B. N., si dhe dy persona të tjerë, një femër e identifikuar më pas me emrin D. D. dhe një mashkull i identifikuar më pas me emrin M. M.

Rreth orës 20:05 shtetasi Nik Gjonikaj ka kryer një telefonatë me një shtetas i cili e priste te “Pazari i Ri”, dhe pasi ka shkuar në këtë vend nga automjeti ka zbritur shtetasja D. D., e cila ka hipur në automjetin me targë AA xxx LS, në përdorim të shtetasit H. S.

Më pas shtetasi Nik Gjonikaj ka shkuar në qendër të Tiranës dhe ka marrë shtetasen A. B., dhe me automjet kanë shkuar në hotelin “V…..”, vend në të cilin shtetasja A. B. ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro me shtetasin M. M.

Më pas këta shtetas kanë hipur sërish në automjet, dhe në këtë moment është kryer ndalimi i tyre nga punonjësit e policisë.

Është kryer dhe ndalimi i shtetasit Nik Gjonikaj, në rrugë pranë banesës së tij. Njëkohësisht u bë dhe ndalimi i automjetit me targë AA xxx LS në rrugën e Kavajës në drejtimin e të cilit ishte shtetasi H. S., mjet në të cilin kishte hipur dhe shtetasja D. D.

Nga shpjegimet e shtetasit M. M. rezulton se ai në datë 23.3.2016 rreth orës 20:00 ka qenë me një shokun e tij, të cilit i ka kërkuar që t’i gjente një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ky shtetas ka marrë një shtetas tjetër në telefon dhe pas disa minutash, ka ardhur një automjet me dy persona dhe e kanë marrë në makinë.

Në automjet ka hipur dhe një shtetase, me të cilën shtetasi M. M. ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro, në një hotel pranë liqenit artificial.

I pyetur lidhur me faktin, shtetasi B. N. shpjegon se shtetasin Nik Gjonikaj e njeh dhe se ka rreth tre katër muaj që kryen herë pas herë transportin e ndonjë personi, kundrejt pagesës 500 ose 1.000 lekë.

Lidhur me shtetaset D… dhe A… ai shpjegon se i njeh këto shtetase, si të njohurat e Nik Gjonikajt dhe se ai i nxirrte këto dy shtetase me persona të ndryshëm, për dreka, darka, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë në hotele të ndryshme të qytetit të Tiranës.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: