Një furgon i transportit publik i cili po udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës është përmbysur në hyrje të tnuelit të Murrizit, raporton për BalkanWeb gazetari Enver Doçi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të kësaj të marte, teksa furgoni me pasagjer ka qenë duke hyrë në byppasin e Murrizit, kur ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në hyrje të tunelit.

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga ky aksident ku kanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit.

Mjekja e urgjencës pranë kësaj qendre shëndetësore, Denada Çupa tha se një nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë pasi ka pësuar fraktura në brinjë dhe në shpatull. Pacientja e moshës 52 vjeçe është nisur me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, ndërsa të plagosurit e tjerë janë transportuar më pas për ekzaminime më të hollësishme pasi gjendja paraprake e tyre është e mirë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkohë në deklarimet e para, mësohet se drejtuesi i mjetit furgon është shprehur se ka shmangur përplasjen me një tjetër mjet që vinte në anën e kundërt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb