Policia në Kamëz ka identifikuar dy autorët, që dyshohet se kanë marrë pjesë në plagosjen në Kamëz.

Shtetasit e identifikuar si pjesëmarrës në këtë plagosje janë Marjo Boja dhe Ersjon Boja, kushërinj me njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi në rrugën “OSBE” në Bashkinë e Kamzës.

Por, si u zbuluan autorët?

Autorët janë identifikuar nga analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë. Gjithashtu dhe se autorët kishin një biznes që shisnin makina dhe jepnin me qira dhe makinën tip ML me të cilën janë larguar e kishin hedhur në Facebook dhe Instagram.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: