Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një 17-vjeçar po lufton për jetën në spital, pasi u plagos aksidentalisht me armë nga shoku i tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:40 në rrugën “Berit Beker”.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se në banesën e tij, Rigers Sylaj duke i treguar pistoletën shokut të tij dhe duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari. Mësohet se plumbi e ka prekur adoleshentin në pjesën e kokës, ndërsa ai është transportuar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë.
Përveç autorit të ngjarjes, në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë, shtetasit me inicialet A. V., 20 vjeç dhe H. H., 22 vjeç, të dyshuar për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
