Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Maliq, ku gjatë një aksioni për kapjen e një personi në kërkim, u vra një polic dhe u plagos një tjetër. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se sipas informacioneve nga policia mëngjesin e sotëm strukturat e policisë pasi kanë identifikuar një person në kërkim kanë zhvilluar një operacion për kapjen e tij në zonën e Maliqit.

Gjatë aksionit ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet personit nën kërkim dhe policisë. Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i vrarë një efektiv policie, mbeti i plagosur një tjetër polic dhe gjithashtu personi i shpallur në kërkim që edhe është ndaluar. Theksojmë që ngjarja ka ndodhur në periferi, në një zonë malore të njësisë administrative Lozhan.

Po ashtu bëhet e ditur se fillimisht policia i kishte shkuar te shtëpia personit të shpallur në kërkim, shtetasit Violand Bracellari, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit u qëllua për vdekje polici dhe u plagos kolegu i tij. Po ashtu raportohet se autori i dyshuar është arrestuar dhe ndodhet në spital, pasi dhe ai është plagosur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: