GRAMSH- Policia e Gramshit ka dhënë detaje rreth aksidentit që ndodhi sot në Gramsh, ku u plagosën 8 persona, mes tyre 5 fëmijë. Mësohet se ata udhëtonin në mjetin tip Fuoristradë me targa AA 572 EZ drejtuar nga shtetasi K.D. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 17.11.2017 në fshatin Bërsnik i Sipërm mjeti autoveturë tip Fuoristradë me targa AA 572 EZ drejtuar nga shtetasi K.D., 30 vjeç banues në fshatin Posnovisht ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gramshit pasagjerët shtetasit; N.H., 55 vjeç, M.A., 25 vjeç, K.F., 9 vjeçe, E.V., 8 vjeçe, A.Sh., 8 vjeçe, L.V., 10 vjeç dhe H.V., 9 vjeçe. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: