Të tjera detaje zbardhen nga aksioni policor me urdhër të SPAK, sot në Durrës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në kuadër të këtij aksioni janë dhënë 8 masa nga Prokuroria e Posaçme.

Mes tyre dhe një grua, Ermira Avdyli, ndaj të cilës është caktuar masa e ‘ndalimit për të dalë jashtë vendit’.

MASAT E SPAK
Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi, akuza për tjetërsim pronash grup kriminal (ndodhet në kërkim)

I arrestuar:

Vullnet Muça, vëllai i Rrumit

Vlash Brahja

Në kërkim Agron Bejdolli

Ermira Avdyli ndalim për të dalë jashtë vendit

Të akuzuar për vrasje

Astrit avdyli alias Astrut Balliu akuzë për vrasje e grup kriminal

(Ndodhet në burg për krime të tjera)

Aldo Avdyli  alias Elidon avdyli

Është në kërkim

Enea Kume vëllai i Loer Kumes deputet socialist ndihmës në vrasje.

Alfred Doka në rolin e ekzekutorit.

Viktimë Edmir Bregu i ekzekutuar në janar 2021 në shenjë hakmarrje ndaj tentativës për të vrarë Aldo Avdylaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: