ITALI- Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar në Itali. Ky i fundit u vra mbrëmjen e djeshme në Sinalunga rreth orës 22:00.
Mediat italiane raportojnë se autori, që thuhet se është bari, ka hyrë në banesën e një familje shqiptare dhe qëlloi një herë në drejtim të të riut, i cili u plagos në qafë gjatë kohës që luhej ndeshja Juventus-Milan. Plaga rezultoi fatale për shqiptarin, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ndërsa ai tragjikisht humbi jetën.
Ndonëse autori u largua pak pas krimit, u arrit të kapej 1 km larg nga banesa. 44-vjeçari me origjinë nga Sardenja dhe me banim në Arezzo gjatë arratisë ra në një gropë dhe theu këmbën, ndaj edhe ishte e lehtë të arrestohej nga policia. Nga të dhënat paraprake dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh për çështje droge.




(ed.me/BalkanWeb)
