Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me kamionin që u bllokua sot në Kakavijë ku u sekuestruan 14 kg heroinë. Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti ishte bosh teksa u kontrollua nga policia kufitare ndërsa thuhet se do të ngarkohej në Greqi me mallra për ndërtim.

Mësohet se furgoni ishte pjesë e linjës Tiranë-Athinë ndërsa ishte hera e dyte që kalonte në këtë pikë. Metaj raporton se nga skaneri pati dyshime dhe u kontrollua me imtësi më vonë furgoni. Po ashtu bëhet e ditur se vendi ku ishte fshehur droga ishte përshtatur me mbulesë që mos ta kapte skaneri.

Kujtojmë se në pranga ra shoferi i mjetit, 63-vjeçari Shpëtim Pjeshka, banues ne Elbasan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb