Zbardhen detaje rreth ngjarjes së rëndë në Gramsh, ku për pasojë dje mbeti i vrarë me thikë një 15-vjeçar dhe u plagos kushëriri i tij. Ngjarja ndodhi para shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini, ku 5 adoleshentë u përfshinë në një sherr që përfundoi në përdorimin e thikës. Për pasojë humbi jetën Fatjon Bici dhe u plagos kushëriri i tij, Marko Liçi.

Mësohet se konflikti mes grupit të adoleshentëve kishte nisur dy javë më parë tek një kënd lojërash dhe shkak kanë qenë rrjetet sociale. Ndërkohë, ditën e djeshme 4 të rinj iu kishin dalë para viktimës dhe kushëririt të tij, ndërsa kishin me vete thikë dhe përforcues grushti dhe më pas i kishin goditur. Sakaq, 15-vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Siç u tha dhe dje, 4 adoleshentët e përfshirë në konflikt, mes tyre dhe autori, u shoqëruan në polici.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb